Shfrytëzimi i grave në Kosovë nuk denoncohet

Kosova

Shfrytëzimi i grave në Kosovë nuk denoncohet

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 09:28
Jeta Berisha

Jeta Berisha, koordinatore e projekteve, njëherësh përgjegjëse për marrëdhënie me publikun në Qendrën për art dhe komunitete-Artpolis, foli për fushatën vetëdijesuese “Një miliardë në këmbë”.

Kjo është hera e parë tha ajo, që organizohet një fushatë e tillë e vetdijësuese në Kosovë, me përmasa të mëdha, ku Kosova ka hyrë në faqën zyrtare “Një miliardë në këmbë” që është një hap shumë pozitiv për shtetin e Koosovës, pasi që Kosova promovohet  dhe shihet në gjithë botën.

Berisha tha se sot do të mbahet një marsh me moton “Një miliardë në këmbë” në sheshin e kryeqytetit ku do të jetë një përformancë arstistike .

Sipas saj, kjo lloj protestuese vetdijësuese shfaq revoltën e brendshme për shfryrtëzimin e grave përmes muzikës dhe vallëzimit, një lloj i veçantë ky i protestës.

“Besoj se përmes kësaj do të arrijmë të përçojmë një mesazh të qartë për shfrytëzimin e grave”, tha Berisha.

Në gjithë botën shtoi ajo sot protestohen përmes muzikës. “Përmes kësaj përfomance ne dënojmë shfrytëzimin  e grave meqënëse nuk kemi një lloj ligji që dënon shfrytëzimin e grave. Kemi rastin e shfrytëzimit të grave në punë, ku gratë punojnë jashtë orarit të punës, gratë shtatëzana kemi diskriminin në punë,  po ashtu kemi edhe shfrytëzimin e grave edhe në familje”, tha ajo në RTK.

Sipas saj, shfrytëzimi i grave në Kosovë shumë rrallë dënohet ose fare. “Në Kosovë kemi një ligj ku mund të zbatohet kundër shfrytëzimit të grave, por i cili pothuajse nuk ka dhënë rezultate”, tha Berisha.

Duke folur rreth statistatike, ajo tha se nuk janë bërë hulumtime të tillë për shfrytëzimin e grave.

“Sot më shumë së kurrë po promovohen të drejtat e grave, por që ato nuk po zbatohen. Ligjet ekizstiojnë por jo ato gjithmonë respektohen”, tha koordinatorja e Qendrës për art dhe komunitete-Artpolis, e cila foli për fushatën vetëdijesuese “Një miliardë në këmbë”.

Sipas saj, kjo Qendër edhe në të kalurën ka organizuar aktivitete të tilla që ka nxjerrë rekomandime të ndryshme kundër shfrytëzimit të grave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat