Cili është plani festiv për Ditën e Pavarësisë së Kosovës?

Kosova

Cili është plani festiv për Ditën e Pavarësisë së Kosovës?

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 23:49
Faton Peci nga Ministria e Kulturës

Na ndajnë vetëm edhe pak ditë deri në shënimin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në një lidhje direkte në emisionin Ora e Fundit, Faton Peci nga Ministria e Kulturës shpalosi se çfarë aktivitetesh do të ketë shënim përvjetori.

“Shënimi për 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do të ketë angazhime nga disa institucione në vend duke filluar nga aktivitete nga presidenca, qeveria e kuvendet komunale në nivel lokal”.

“Aktivitetet do të fillojnë që nga nesër me dekorimet nëpër sheshe në kryeqytet dhe në të gjitha qytetet e tjera të Kosovës”.

“Me datën 15 të gjitha institucionet arsimore, ora e parë e mësimit do t’i dedikohet historikut të Pavarësisë së Kosovës, duke vazhduar më tej me aktivitete të tjera”.

Në dallim nga vitet e tjera, Peci tregoi se këtë vit nuk do të ketë parakalim të FSK-së e as Policisë.

“Aktivitet e tjera do të fillojnë me datën 16:00. Në ora 15:00 kuvendi do të ketë seancën solemne, nga ora 18:00 Presidenti dhe Kryeministri do të organizojnë pritje shtetërore”.

“Me datën 17 nga ora 09:00 deri në orën 11:00 të gjithë përfaqësuesit e institucioneve do të bëjnë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës duke vazhduar më pas edhe në Prekaz. Në orën 20:00 në teatër do të ketë një performancë nga ansambli Shota në teatër”.

“Edhe në nivel të komunave, me datën 17 do të organizojnë nga një seancë solemne”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat