UP-ja: Jemi kërcënuar nga ISIS-i, "Shihemi te Zoti"

Kosova

UP-ja: Jemi kërcënuar nga ISIS-i, "Shihemi te Zoti"

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 12:52
Rektorati i Universitetit të Prishtinës

Universiteti i Prishtinës ka marrë një letër të nënshkruar me akronimet e organizatës terroriste Shteti Islamik apo ISIS, derisa rektorati i këtij universiteti po bënte përgatitjet për ceremoninë e shënimit të 47 vjetorit të themelimit të universitetit. Lajmin e ka konfirmuar prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti.

Sipas tij, ceremonia për shënimin e përvjetorit të Universitetit të Prishtinës është dashur të mbahet në Sallën e kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

“Dje në mëngjes, stafi jonë, kur shkoi të bëj përgatitjet për mbajtjen e ceremonisë, e gjen një letër, e cila paralajmëronte kërcënimin, nën firmën ose emrin e ISIS-it. Në letër thuhej ‘Do t’ju sulmojmë me datën 15 shkurt, në orën 11:00, ISIS, shihemi të Zoti’. Do të thotë, saktësisht në terminin kur ne e kemi pasur të paraparë mbajtjen e ceremonisë”, tha Hoti.

Ai ka shtuar se letrën kërcënuese e kanë dërguar në Policinë e Kosovës ndërkaq që ceremonia për shënimin e themelimit të Universitetit të Prishtinës është mbajtur sot në sallën e Senatit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat