MI financon tre projekte në komunën e Lipjanit

Kosova

MI financon tre projekte në komunën e Lipjanit

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 16:02
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për financimin e tre projekteve infrastrukturore në komunën e Lipjanit.

Me këtë Memorandum do të financohen rikonstruimi i rrugës Magurë – Blinaj në vlerë prej 500,000 euro, ndërtimi i rrugës Vojnovc (Shtime) – Topliqan (Lipjan) në vlerë prej 250,000 euro dhe riasfaltimi i rrugës Llugaxhi – Gadime në vlerë prej 150,000 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat