Thaçi nesër shkon në kufirin Kosovë-Serbi

Kosova

Thaçi nesër shkon në kufirin Kosovë-Serbi

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 19:35
Hashim Thaçi

Nesër nga ora 11:00 do të bëhet vënia e gurthemelit të ndërtimit të pikëkalimit të përhershëm kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Të pranishëm do të jenë krerët shtetërorë, ministrat e linjës dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Në këtë manifestim do të merr pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ky është i pari nga gjashtë pikëkalimet kufitare të përhershme të IBM-së që do të ndërtohen në kuadër të projektit të gjerë të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) në mes të Kosovës dhe Serbisë, i paraparë më marrëveshjen për IBM të arritur në kuadër të dialogut të Brukselit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat