O’Conell uron Kosovën në nëntë vjetorin e Pavarësisë

Kosova

O’Conell uron Kosovën në nëntë vjetorin e Pavarësisë

Nga: B.S Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 09:37
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, me rastin e Ditës së Pavarësisë të Republikës së Kosovës, ka përmendur miqësinë dhe partneritetin mes popullit britanik dhe të Kosovës.

"Në emër të popullit britanik dhe në emrin tim, uroj Kosovën e cila feston nëntë vjetorin e Ditës së Pavarësisë. Ne qëndrojmë pranë jush si miq dhe partner teksa ju punoni drejt ndërtimit të një Kosove prosperuese, të sigurt dhe gjithëpërfshirëse", thuhet në mesazhin e ambasadorit O'Connell./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat