Vazhdon mbështetja e MAPL për financimin e projekteve kapitale në Komuna

Kosova

Vazhdon mbështetja e MAPL për financimin e projekteve kapitale në Komuna

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 09:59
Nënshkrimi i marrëveshjes

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizmin e projektit -Renovimi i objektit të shkollës në fshatin Gjurishefc- në komunën e Kamenicës. 

Nënshkrimi i  marrëveshjes së mirëkuptimit mes MAPL-së dhe Komunës së Kamenicës u realizua në kuadër të mbështetjes së MAPL-së për financimin e projekteve kapitale me interes për komunat dhe qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat