Diskutohet për bashkëpunimin pensional Kosovë – Mali i Zi

Kosova

Diskutohet për bashkëpunimin pensional Kosovë – Mali i Zi

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 12:18
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Safet Kamberi, në takim me drejtorin e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidorë Jovo Pajoviq

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Safet Kamberi, i shoqëruar nga drejtori i Departementit të Pensioneve në këtë ministri, Bahri Xhaferi,  ka pritur sot në takim pune drejtorin e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidorë  Jovo Pajoviq me bashkëpunëtorë.

Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Malit të Zi lidhur me vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës në pension për qytetarët e të dyja vendeve.

Përfaqësues malazez konfirmuan mbështetjen që do t`I japin kësaj çështje edhe më tutje dhe u zotuan se bashkëpunimi mes ekspertëve të të dyja vendeve do të fillon menjëherë në mënyrë që sa më shpejt ta kemi të realizuar të drejtën në shfrytëzimin e pensionit, që do të ndikonte pozitivisht në përkujdesjen institucionale dhe mirëqenien e qytetarëve të të dyja vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat