Mustafa e kabineti qeveritar homazhe te shtatorja e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova

Kosova

Mustafa e kabineti qeveritar homazhe te shtatorja e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 16:09
Kabineti qeveritar homazhe te shtatorja e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe kabineti qeveritar, me rastin e shënimit të nëntë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, bënë homazhe te shtatorja e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Pas homazheve, kryeministri Mustafa vlerësoi lartë figurën e Presidentit Rugova, luftën heroike të UÇK-së dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre që u flijuan për pavarësinë e Kosovës.

“Jemi së bashku me zëvendëskryeministrin Kuçi, me ministrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i bërë nderime Presidentit Ibrahim Rugova. Ne si institucione të Republikës së Kosovës vlerësojmë lartë figurën e Presidentit Rugova dhe kontributin e tij në shtetndërtim, ashtu siç vlerësojmë shumë lartë luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre që u flijuan qoftë me mendje, qoftë me jetë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për ndërtimin e shtetit të Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat