Nisma: Dita e Pavarësisë, festë motivuese për shtetndërtim

Kosova

Nisma: Dita e Pavarësisë, festë motivuese për shtetndërtim

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 17:40
Nisma për Kosovën

Nisma për Kosovën ka uruar gjithë qytetarëve të Kosovës ditën e Pavarësisë, duke përkujtuar me qindra mijëra dëshmorë që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Në këtë përvjetor, Nisma ka falënderuar bashkësinë ndërkombëtare për kontributin e dhënë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Në këtë ditë duhet të përkulemi para Komandantit legjendarë të UÇK-së, Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, ku si rezultat i gjakut të tyre dhe luftës së shenjtë të UÇK-së, ne sot gëzojmë lirinë. Dita e Pavarësisë së Kosovës është një festë motivuese për angazhimin tonë në shtetndërtim”, thuhet në urimin e Nismës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat