Mustafa: Ushtria do të krijohet në koordinim me ndërkombëtarët

Kosova

Mustafa: Ushtria do të krijohet në koordinim me ndërkombëtarët

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 00:33
Isa Mustafa

“Na asnjë rast nuk jemi të lidhur me listën serbe se a e dëgjojmë vullnetin e tyre për ta bërë ushtrinë apo jo, por jemi të lidhur me partnerët strategjikë dhe me ta do të  koordinojmë çështjen e Forcave të Armatosura” ka thënë Mustafa.

Mustafa tha se ne kemi misionet këshillëdhënëse dhe të NATOS dhe dy misione të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat punojnë rregullisht me FSK-në, këto të Shteteve të Bashkuara punojnë në përgatitjen e FSK-së të shndërrohet në Forcë të Armatosur dhe vlerësimet janë se FSK-ja është krejtësisht e përgatitur.

Mirëpo Mustafa tha se ajo që  është dhënë si qëndrim, është se FSK-ja duhet transformuar në Forcë të Armatosur  përmes ndryshimeve kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat