Thaçi: Dita e Pavarësisë na mbush me emocione të gjithëve

Kosova

Thaçi: Dita e Pavarësisë na mbush me emocione të gjithëve

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 11:39
ilustrim

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka uruar qytetaret me rastin e përvjetorit të 9 të pavarësisë së Kosovës.

“Dita e Pavarësisë është ditë që na mbush me emocione të gjithëve. Është ditë që na bënë krenarë për të kaluarën tonë, të sotmen dhe për të ardhmen e sigurt evropiane. Dita e Republikës është dita juaj!”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, është ditë kur kujtojmë shumë e shumë gjenerata, prindër dhe familjarë tuaj, që ëndërruan, punuan dhe sakrifikuan që ne ta gëzojmë këtë ditë. “Urime të gjithëve Dita e Pavarësisë. Kosova është vend i paqes dhe dashurisë”, ka deklaruar presidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat