Ky është moti për vikend

Kosova

Ky është moti për vikend

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 13:50
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të vikendit vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

“Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje të shiut , kurse në vise malore  me lartësi mbidetare mbi 800m reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla të  dobëta bore”

” Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtesi 1-7m/s”thuhet në një njoftim të IHMK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat