Deçani nuk feston pa Ramushin

Kosova

Deçani nuk feston pa Ramushin

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 19:08
Ramush Haradinaj para gjykatës franceze

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ka thënë se kanë vendosur që për këtë ditë të mos kenë organizime festive në mungesë të Ramush Haradinajt.

Ai ka deklaruar se qytetarët nuk kanë shprehur interesim ta festojnë këtë ditë, ndërsa Haradinaj po mbahet në Francë me fletëarrest të Serbisë.

“Nuk kemi menduar të bëjmë organizime të karakterit festiv sepse Ramush Haradinaj po mbahet padrejtësisht në Francë. Dhe ne jemi të habitur sesi Franca po i pranon fletëarrestet e Serbisë”, ka thënë ai.

“Por ne jemi të bindur se ai do të kthehet në Kosovë dhe vetëm atëherë festa do të jetë e plotë. Ndjenja e njerëzve për ta festuar pavarësinë pa Ramushin nuk ka ekzistuar. Prandaj edhe kemi vendosur të mos kemi organizim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat