A e bëri forca fuqinë sot në Drenas?

Kosova

A e bëri forca fuqinë sot në Drenas?

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 19:32
Pamje nga manifestimi për shënimin e nëntëvjetorit të Pavarësisë në Drenas

Manifestimet për shënimin e nëntëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e kanë bërë bashkë kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës me rivalët e tij politik.

Ky bashkim i forcave politike në Drenas u bë në koncertin kulturor e artistik që u mbajt në sheshin e qytetit “Fehmi Lladrovci”.

Në këtë aktivitet numri një i  Drenasit së bashku me Isa Xhemajlajn e Nismës,  Bedri Nikën e LDK-së, kryetarin e AKR-së në Drenas, Elmi Thaqin, atë të partisë Fjala, Vehbi Berisha si dhe asambleistin Xhavit Drenori ndan mirënjohje për kontribuesit në kulturë, art, sport, shkencë si dhe për nxënësit dhe studentët e dalluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat