Dëmtohet Ura e Gurit në Vushtrri

Kosova

Dëmtohet Ura e Gurit në Vushtrri

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 13:13
Ura e Gurit në Vushtrri

Ura e Gurit në Vushtrri  është dëmtuar në masë të madhe të premten pas mesnate.

Rreth 36 blloqe gurësh janë rrëzuar duke bërë që autoritetet policore të dalin në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet.

E gjithë zona është qarkuar me shirita policor dhe është vendosur perimetri i sigurisë, edhe për të mbrojtur qytetarët që e vizitojnë këtë monument trashëgimie.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat