Bie borë, vështirësohet qarkullimi në komunikacion

Kosova

Bie borë, vështirësohet qarkullimi në komunikacion

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 07:28
Bora duke veshtriesuar qarkullimin

Bora që ka filluar të bie në mesnatë mbi vendin tonë, ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në shumicën e rrugëve.

Rruga Prishtinë-Pejë, deri në këto momente është e kalueshme por me vështirësi. Kompanitë mbikëqyrëse kanë filluar heqjen e bores, megjithatë, deri në këto momente kanë pastruar vetëm një korsi të rrugës. Një gjende e tillë thuhet se është edhe në të gjitha rrugët tjera në vend.

Kompanitë e pastrimit janë parë edhe në kryeqytet, ku të kalueshme janë rrugët kryesore, ndërsa, rrugët dytësore kalohet me vështirësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat