Rrugët e Rahovecit të kalueshme për qarkullim

Kosova

Rrugët e Rahovecit të kalueshme për qarkullim

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 11:46
Rrugët e Rahovecit

Reshjet e borës të cilat kanë filluar gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, nuk kanë krijuar probleme në qarkullimi në Komunën e Rahovecit.

Kështu ka thënë Muhamet Behra, Drejtor i Drejtorisë së Sherbimeve Publike në Komunën e Rahovecit teksa shtoi se kompania e cila eshte kontraktuar per mirmbajtjen e rrugëve ka qenë e gatshme për intervenim.

Sipas tij, deri me tani është intervenuar në fshatin Zatriq.

Ai konfirmon se të gjitha rrugët në Komunën e Rahovecit, jane të kalueshme dhe komunikacioni po zhvillohet krejt normalisht pa ndonje pengesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat