Rrugët në zonat malore, të hapura për qarkullim

Kosova

Rrugët në zonat malore, të hapura për qarkullim

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 17:08
Rrugët në Kosovë

Të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale, si dhe rrugët në pjesët e thella malore mbeten të hapura për qarkullim. Komunikacioni po zhvillohet pa ndonjë problem edhe në rrugët afër Qendrave e Skijimit.  

Menaxherët rajonalë janë duke monitoruar gjendjen e të gjitha rrugëve, ndërsa ekipet mbështetëse të MI-së dhe kompanitë e kontraktuara nga MI janë të gjendje gatishmërie për të mundësuar funksionimin e komunikacionit pa probleme.

Ministria e Infrastrukturës së bashku me Policinë e Kosovës dhe ekipet lokale në komunat e Kosovës janë duke bashkëpunuar për të rritur sigurinë në rrugë.  

Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve, Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes maksimal në komunikacion, duke respektuar Ligjin dhe duke qenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat