Mos votimi i Demarkacionit çon vendin në zgjedhje

Kosova

Mos votimi i Demarkacionit çon vendin në zgjedhje

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Nëse në Kuvend nuk votohet ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, atëherë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë të pashmangshme.

Ndonëse zyrtarët e PDK-së dhe LDK-së, parti këto në pushtet e mohojnë se ka zgjedhje sivjet, të paktën deri më tani, qëndrimet e partnerëve në koalicion mund të ndryshojnë.

 Elmi Reçica nga PDK thotë për televizionin publik se deri më tani nuk ka ndonjë indikacion që do të ketë zgjedhje, por sipas tij fjalën e fundit do ta thonë kryetarët e partive në koalicion Kadri Veseli dhe Isa Mustafa.

 Edhe deputeti i LDK-së Ismet Beqiri thotë se deri më tani nuk është diskutuar për zgjedhje por që sipas tij gjithçka varet nga situatat që do të krijohen, Beqiri madje tha se LDK është e gatshme që të hyjë në zgjedhje parlamentare.

 Më i zëshmi për të shkuar në zgjedhje është deputeti i PDK-së Shukri Buja. Ai ka thënë për RTK-në se është koha që së shpejti të shkohet në zgjedhje dhe ato mos të shkojnë më larg se në maj ose në qershor.

 Ndryshe sivjet në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat