Vendet që do të mbesin pa energji elektrike

Kosova

Vendet që do të mbesin pa energji elektrike

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 18:52
Ilustrim

KEDS ka njoftuar për ndërprerjet e energjisë elektrike në disa vende.

Ndërprerjet sipas njoftimit të KEDS-it janë  të  domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit.

Vendet që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike:

Më 21.02.2017 në  NS 110/10 kV  Istog do të shkyçet:

·        Dalja 10 kV   Dubrave-Rakosh (54000006)  prej orës 10:00 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dubravë, Rakosh, Kovragë, Serbobran, Llukac i Thatë, Vëriq, Kërrninë, Padalishtë, Shushicë,Uqë, Suhogërll dhe Cerkolez.

Arsyeja e shkyçjes: Demontimi  i transformatorit ekzistues 250kVA dhe i njëjti duhet të montohet në kapriaten e re, dhe shtrirja e përçuesit  Al/Fe 50mm në 3 shtylla 12m.Punime nga firma Eling.

Më 22.02.2017 në  NS 110/35/10 kV Prishtina 1 do të ketë shkyçet:  

·        Dalja 10 kV J22 Preoci  nga ora  10:00 deri ne ora 12:00 

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Preoci, Llapnasella, Lagjja Marigona, Spitali i Zemres EDA, Medicine Hospital, HIB Petroll, Hotel Emerald, EBC Cosmetic dhe Auto Mekanika.

Arsyeja e shkyçjes: Kyçja e trafostacionit të ri sipas PEE Nr. 9175.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat