MAPL mbështet komunën e Rahovecit për ndriçimin publik

Kosova

MAPL mbështet komunën e Rahovecit për ndriçimin publik

Nga: B.S Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 11:21
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjeve të mirëkuptimit për financimin e projekteve kapital

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizimin e projektit - Aplikimi i masave të efiçencës së energjisë  - ndriçimi publik, në Komunën e Rahovecit. 

Nënshkrimi i marrëveshjeve të mirëkuptimit për financimin e projekteve kapitale, do të vazhdojë edhe me komunat tjera të Kosovës, për të mbështetur projekte në interes për Komunat dhe qytetarët./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat