Certifikohet Zona Ekonomike në Budrigë

Kosova

Certifikohet Zona Ekonomike në Budrigë

Nga: Aziz Zuka Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 15:24
Takimi i kryetarit te Vitise, Sokol Haliti me ministren e tregtise dhe Industrise, Hykmete Bajrami

Pas takimit që pati Sokol Haliti kryetar i Vitisë  javën e kaluar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë me ministren Hykmete Bajrami  ku është biseduar lidhur me certifikimin e Zonës  Ekonomike në Budrikë të Epërme të kësaj komune, komuna e Vitisë përkatësisht Zyra për Informim ka njoftuar se si rrjedhojë e këtij takimi është konkretizuar kërkesa e paraqitur nga kryetari Haliti.

Në këtë njoftim  thuhet se  tani më është certifikuar Zona ekonomike e Vitisë, e cila lidhë 5 komunat e rajonit të Lindjes dhe shtrihet përgjatë magjistrales Ferizaj-Gjilan në fshatin Budrigë e Eperme.

 Nënshkrimi i certifikimit të kësaj zone u bë dje nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami dhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, pas procedurave të kërkuara para këtij certifikimi.

Në vendimin e lëshuar për këtë zonë thuhet se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë jep pëlqimin e themelimit të Zonës Ekonomike, respektivisht Parkut Industrial në Budrigë komuna e Vitisë, duke u bazuar në faktin se kriteret e parapara me legjislacionin në fuqi, janë plotësuar.

Ndryshe, vitin e kaluar Kuvendi komunal i Vitisë kishte marrë vendim për ndarjen e 15 hektarëve tokë në këtë pjesë skaj magjistrales Ferizaj-Gjilan, ku planifikohet ndërtimi i kësaj zone. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat