Komiteti i PPP-së, diskuton për parkingjet nëntokësore në Prishtinë

Kosova

Komiteti i PPP-së, diskuton për parkingjet nëntokësore në Prishtinë

Nga: B.S Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 12:31
Pamje nga mbledhja e Komitetit për Partneritet Publik Privat

Komiteti për Partneritet Publik Privat, (PPP) ka diskutuar raportin tremujor të rregullt financiar për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, "Adem Jashari".

Po ashtu në këtë takim është shqyrtuar projekt propozimi i parkingut nëntokësor të Fakulteti Filozofik, i paraqitur nga Komuna e Prishtinës si dhe propozimi i produktit të ri të incentivave për ANP “Adem Jashari”, njofton MF.

 “Komiteti për Partneritet Publik Privat gjatë takimit shqyrtoi projektin e Komunës së Prishtinës për parkingun nëntokësor dhe në bazë të kërkesës nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, kërkoi nga Komuna e Prishtinës trajtimin e kësaj kërkese. KPPP vendosi që Projekt propozimi i parkingut nëntokësor të Fakulteti Filozofik të shqyrtohet nga KPPP, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet KK Prishtinë dhe UP “Hasan Prishtina”.”, thuhet në këtë njoftim.

 Komiteti për PPP shqyrtoi dhe miratoi produktin e ri të skemës së incentivave për ANP “Adem Jashari”, nga i cili priten përfitime të konsiderueshme nga mundësimi i linjave dhe destinacioneve të reja ndërkombëtare./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat