PDK e Podujevës: Veliu, meritat e tjerëve i merr për vete

Kosova

PDK e Podujevës: Veliu, meritat e tjerëve i merr për vete

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 17:05
ilustrim

 Sipas PDK-së nënshkruesi për vazhdimin e projektit për ndërtimin e tridhjetë shtëpive për familjet e dëshmorëve në “Lagjen e Dëshmorëve” në Balloc të Podujevës, me Ministrinë e Punës së Mirëqenies Sociale,  kryetari aktual Agim Veliu e merr si meritë të veten.

 “Në fakt konkretizimi  dhe vazhdimi i këtij projekti daton më herët, qysh nga qeverisja e kaluar kur PDK e udhëhiqte Qeverinë e Republikës së Kosovës  dhe pikërisht në këtë qeverisje nga mandati i kaluar, kemi projektin dhe financimin e ngritjes dhe të ndërtimit të shumë shtëpive për familjet e dëshmoreve, por edhe të atyre në nevojë”, thuhet në komunikatë.

 Siç thuhet në komunikatën e  PDK-së duke iu referuar kumtesës së Kuvendit Komunal në Podujevë, shihet se kryetari aktual përpiqet që t’i diferencoj familjet e dëshmorëve dhe ato në nevojë për çështje elektorale.

 “PDK  dega në Podujevë, ka bërë përpjekje dhe bën që familjeve  të dëshmorëve dhe atyre në nevojë t’ua siguroj kulmin mbi kokë, sepse kështu ne do ta ruajmë dhe të përkujdesemi që baza e shoqërisë – familja të jetë stabile dhe të kenë kushtet elementare për një jetë të qetë dhe pa brenga, pavarësisht nga statusi i saj në shoqëri”, thuhet në komunikatë.

 Partia Demokratike e Kosovës dega Podujevë  sqaron opinionin publik se përpjekja për të marr meritat e  të tjerëve, në këtë rast mundin e PDK-së për ndërtimin e shtëpive për familjet e dëshmorëve, është jo e sinqertë, abuzive dhe në pikë te fundit për qëllime krejtësisht elektorale, të cilat tanimë edhe kryetari aktual  e di se zgjedhjet i ka të humbura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat