Në Kaçanik do të ndërtohet një objekt i banimit social

Kosova

Në Kaçanik do të ndërtohet një objekt i banimit social

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 19:22
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi

 Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së bashku me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e objektit për banim social në Kaçanik. Ky është një investim në shumë prej 300,000.00 €, dhe financohet nga MPMS. Realizimi i këtij projekti do të fillojë shumë shpejt, sapo komuna e Kaçanikut, t'i përfundojë procedurat tenderuese.

Abrashi u zotua se MPMS do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte tjera për komunën e Kaçanikut, të cilat do të ndikojnë në zbutjen e varfërisë dhe ngritjen e mirëqenies sociale në këtë komunë. Kryetari i komunës se Kaçanikut, Besim Ilazi, ka falënderuar Ministrin Abrashi, për projektin, duke e cilësuar si një nga investimet më të qëlluara në këtë komunë, duke premtuar se komuna do të ofrojë partneritet dhe bashkëpunim të sinqertë në realizimin e këtij projekti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat