Familja Hyseni i fal gjakun familjes Azizi në varrimin e djalit 7 vjeçar

Kosova

Familja Hyseni i fal gjakun familjes Azizi në varrimin e djalit 7 vjeçar

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 00:27
Familja Hyseni ia fali gjakun familjes Azizi

Me iniciativën e Hoxhë Fidaim Fazliu u shtri dora e pajtimit. Familja Hyseni ia fali gjakun familjes Azizi. Kjo ka ndodhur në fshatin Brod.

Në varrimin e 7 vjeçarit që humbi jetën një ditë më parë në fshatin Brod, familja Hyseni i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes Hazizi nga fshati Brod i Komunës së Shtërpcës.

Familja Hyseni, ia ka falur gjakun e të birit, bashkëvendësit Ibush Hazizit me ndërmjetësimin e hoxhës Fidaim Fazliu.

Ky i fundit, ka ndërmjetësuar në shumë raste pajtimi duke shuar hasmëritë mes familjesh dhe shmangur gjakderdhjet mes shqiptarëve.

Ndërkaq të enjten është varrosur 7 vjeçari R. Hyseni, i cili një ditë më parë u godit me veturë në rrugën lokale të fshatit Brod.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat