Parashikimit i motit për fundjavë

Kosova

Parashikimit i motit për fundjavë

Nga: BOTA SOT Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 16:09
Shiu, ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në fundjavë do të ketë reshje shiu dhe në disa vende edhe borë.

Sipas IHMK-së, gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm , i përcjellur me vranësira të dendura.

 Vranësirat  gjatë natës dhe nesër do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë, deri sa në viset malore do të ketë vetëm reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri 10 gradë Celsius. Do të fryjë  erë nga jugperëndimi dhe më pas nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat