AKP shpall shitjen e 30-të të aseteve për ndërmarrjet në likudim

Kosova

AKP shpall shitjen e 30-të të aseteve për ndërmarrjet në likudim

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 16:48
AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.30,e cila përmban 60 asete.

Të gjitha këto njësi apo asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në shkurt, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender.

Afati i fundit për parakualifikim për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.30  do të jetë dita e mërkurë, 15 mars 2017.

“Ofertat e mbyllura për njësitë e tenderuara duhet të dorëzohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve më 22 mars 2017, ndërmjet orës 10:00 dhe 12:00 në Prishtinë (sipas kohës lokale të Evropës Qendrore ), dhe të shoqëruara nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, siç është parashikuar për secilin artikull. Të gjitha ofertat duhet të paraqiten në përputhje me Rregullat e Tenderit të zbatueshme për shitjet me likuidim”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat