Thaçi: Anëtarësimi i Kosovës në WCO, lajm i shkëlqyeshëm

Kosova

Thaçi: Anëtarësimi i Kosovës në WCO, lajm i shkëlqyeshëm

Më: 3 mars 2017 Në ora: 15:08
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se ky lajm paraqet konsolidim madhor të pjesëmarrjes së Kosovës në organizata multilaterale.

Postimi i plotë:

Lajm i shkëlqyeshëm që Kosova u bë anëtare e Organizatës Botërore të Doganave (WCO). Ky lajm paraqet konsolidim madhor të pjesëmarrjes tonë në organizata multilaterale dhe ndihmon Kosovën në përforcimin e sistemit tonë të shkëlqyer doganor. Procesi i filluar para dy vitesh për depozitimin e instrumenteve ligjore dhe konventave po jep rezultate të prekshme. Falënderojmë Belgjikën dhe shtetet mike për ndihmë. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat