Mustafa: Gruaja në Kosovë të ketë rol më determinues në çdo pore të jetës

Kosova

Mustafa: Gruaja në Kosovë të ketë rol më determinues në çdo pore të jetës

Më: 8 mars 2017 Në ora: 18:45
Mustafa me rastin e 8 marsit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një shkrimi të publikuar në Facebook se me rastin e 8 Marsit, ka bërë të ditur se ka pritur në zyrën e tij pjesëtaret e kabinetit të tij qeveritar, me të cilat ka biseduar për nevojën që gruaja kosovare të ketë rol shumë më determinues në çdo pore të jetës.

Postimi i plotë i Mustafës:

Me rastin e 8 Marsit, u mblodhëm sot në zyrën time me disa prej pjesëtareve të kabinetit qeveritar, ministret Bajrami dhe Ahmetaj, zëvendësministret Statovci, Hajzeraj, Zogaj dhe pjesëtaret e kabinetit tim në kryeministri Vlora Dumoshi, Mybera Mustafa, Besa Kabashi-Ramaj, dhe asistentet shumë punëtore Dean dhe Edonën. Për shkak të angazhimeve në detyrat e tyre, na munguan ministret Tahiri dhe Hoxha.

Image

Pos urimeve të përzemërta që iu përcolla, biseduam gjatë e gjerë për plotë zhvillime, shumica prej të cilave lidhen me nevojën që gruaja kosovare të ketë rol shumë më determinues në çdo pore të jetës, si garantuese e pazëvendësueshme e progresit të qëndrueshëm në Kosovë.

Në fund iu dhurova nga një buqetë lulesh në shenjë respekti duke u uruar 8 Marsin.

Urime edhe njëherë të gjitha grave të Kosovës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat