Drenori: Cili zyrtar komunal shkon me armë në shkollë?

Kosova

Drenori: Cili zyrtar komunal shkon me armë në shkollë?

Nga: B.S Më: 9 mars 2017 Në ora: 20:16
Xhavit Drenori

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Xhavit Drenori, ka reaguar pas tentim vrasjes që ndodhi mesditën e sotme në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë të Drenasit.

Drenori, përmes një postimi në Facebook, ka shtruar një varg pyetjesh për udhëheqësit e institucioneve komunale për të kërkuar sqarime për rastin e ndodhur, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Drenorit:

Çka po ndodhë në shkollat tona, Kryetar Lladrovci dhe Drejtor i DKA-së Thaqi?

Cili zyrtar komunal shkon me armë në brez në shkollë?

Cila hajni e stufave, kompjuterëve etj. u demasku aty?

Këto dhe pyetje tjera rreth arsimit në Drenas kërkojnë përgjigje nga Ju në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.

Hapni dosjet e mësimdhënësve pa diploma përkatëse dhe diploma fallco Kryetar Lladrovci dhe Drejtor i DKA-së Thaqi!

Mos e mbuloni hajninë nëpër shkolla!

Gjeneratat e ardhme kanë me ju mallku nëse nuk veproni.

Ndryshe sot Hajriz Fazliu, mësues në këtë shkollën pas një zënke me inspektoratin e arsimit, ka tentuar të ther me thikë, njërin nga ta.

Pas përleshjeve, njëri nga inspektorët i cili posedonte revole, ka gjuajtur në drejtim të tij, thonë dëshmitaret.

Fatmirësisht askush nuk është plagosur, ndërsa në vend ngjarje ka dalë policia dhe po merret me rastin./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat