Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e auto krimeve kanë pranuar një informatë të hënë se tri deponi, në lokacione të ndryshme, dyshohet për vetura që iu kanë shmangur obligimeve doganore.
Njësia e autokrimeve rajonale në Mitrovicë dhe një njësi mobile e doganës Mitrovicë, dje kanë bërë kontrollimin e këtyre deponive të veturave, të cilat këto vetura demolohen dhe pastaj shiten për pjesë, ku nga kontrollet e bëra në këto tri lokacione është arritur të evidentohen 106 vetura, të cilat dyshohet se ju kanë shmangur obligimeve doganore, për procedura të mëtejme, për shmangie doganore merret Dogana e Kosovës.
Me të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka sugjeruar që të vazhdohet me procedurën e hetimeve të mëtutjeshme.