Nis rregullimi i një rruge fushore në fshatin Senoc

Kosova

Nis rregullimi i një rruge fushore në fshatin Senoc

Më: 15 mars 2017 Në ora: 16:09
Rruga

Në kuadër të projektit për rregullimin e rrugëve fushore në Komunën e Rahovecit, në fshatin Senoc kanë nisur punimet për shtruarjen me zhavorr të një rruge fushore “Lugu i livadheve”, në gjatësi prej 1640 metrave.

Daut Krasniqi, kryetar i këshillit të fshatit Senoc, falënderoi komunën për fillimin e punimeve në këtë projekt të një rëndësie të madhe për banorët e këtij fshati, duke thënë se kjo rrugë ka pasur nevojë të shtohet me zhavorr për t'iu lehtësuar lëvizjen e fermerëve, të cilat i kanë arët e tyre nga pjesa kah kalon kjo rrugë.

Ndryshe, në kuadër të projektit “Rregullimin e rrugëve fushore në Komunën e Rahovecit”, gjatë vitit 2016 janë rregulluar disa rrugë fushore në Rahovec dhe fshatrat Zoqishtë, Fortesë dhe Radoste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat