Arrestohet kryetari i Ranillukut

Kosova

Arrestohet kryetari i Ranillukut

Më: 15 mars 2017 Në ora: 22:56
Pamje nga vendngjarja

Në orët e mbrëmjes është arrestuar Gradimir Mikiq, kryetar i komunës së Ranillukut. Ai nga policia e Kosovës ishte ndaluar për kontroll rutinë, ndërsa ishte me automjetin zyrtar duke u kthyer nga takimi me Marko Gjuriqin në Serbi.

Media sjellë foto ekskluzive nga momenti i ndalimit të Mikiqit në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë ” Kosovë-Serbi.

Ai shihet para automjetit zyrtar derisa në bagazhin e automjetit kishte material propagandues për kandidatin për president të Serbisë, Aleksandar Vuqiq.

Jetish Maloku e ka konfirmuar se Mikiq është ndaluar.

“Prokuroria e ka ndaluar, jemi në bisedime” tha Jetishi.

 
Image
Materiali propagandues në veturën zyrtare
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat