Mustafa uron homologun holandez për fitoren në zgjedhje

Kosova

Mustafa uron homologun holandez për fitoren në zgjedhje

Më: 16 mars 2017 Në ora: 11:56
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka uruar kryeministrin aktual të Holandës, Mark Rutte për fitoren në zgjedhje.

Me këtë rast, ai ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Holandës.

Kryeministri Rutte në krye të Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci, i ka fituar zgjedhjet në Holandë kundrejt Partisë për Liri të udhëhequr nga Geert Wilders.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat