Banorët e Orllanit nesër në protestë

Kosova

Banorët e Orllanit nesër në protestë

Më: 16 mars 2017 Në ora: 13:42
Orllani

Banorët e Orllanit që gjendet afër liqenit të Batllavës do të organizojnë nesër një protestë me anë së cilës kërkojnë që edhe ata të kenë ujë të pijes.

Sipas një njoftimi nga Këshilli Organizativ, arsyeja e kësaj proteste është se gjysma e Kosovës furnizohet me ujë të pijes nga liqeni që shtrihet në tokat e tyre, ndërsa ata nuk janë të kyçur në rrjetin e ujësjellësit.

Marshi protestues fillon nga xhamia e Orllanit deri te restorant “Liqeni” që gjendet në këtë fshat të komunës së Podujevës.

Protesta fillon në orën 13:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat