Nehat Idrizi nga KGJK, takim pune me Jan Braathu

Kosova

Nehat Idrizi nga KGJK, takim pune me Jan Braathu

Më: 16 mars 2017 Në ora: 16:33
Nehat Idrizi dhe Jan Braathu

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi, ka pritur sot në një takim pune  ish ambasadorin e  Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë, Jan Braathu i cili aktualisht është ambasadorë i Misionit të OSBE-së në Kosovë. Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësuesja e ambasadës Norvegjeze në Kosovë  Beata Katarzyna Elyachouti si dhe Sean Mechale këshilltar i lartë ligjor nga OSBE.

Kryesuesi Idrizi, fillimisht falënderoi dhe shprehu mirënjohje të thellë për popullin dhe qeverinë norvegjeze, ambasadën e Norvegjisë në Prishtinë si dhe ish ambasadorin Braathu për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë sistemit gjyqësor, njëherë si ambasador i Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë tani edhe si ambasador i OSBE-së.

I  pari i KGJK-së me theks të veçantë ka biseduar për projektin “TIK SMIL”, (TIK–Teknologjia e informacionit dhe komunikimit. SMIL–Sistemi i menaxhimit informativ të lëndëve). Ky Projekt i cili mbështetet nga ambasada Norvegjeze e që është në implementim e sipër ka rëndësi të veçantë për tërë sistemin e drejtësisë në vend duke filluar nga efikasiteti, llogaridhënia e mbi të gjitha transparenca, për të dy këshillat.(KGjK-KPK).

Ambasadori Braathu u shpreh i kënaqur me punën e Projektit SMIL dhe se premtoi se edhe tani nga këndi tjetër, nga OSBE do ta përcjellë në mënyrë të vazhdueshme punën e Projektit në fjalë dhe se është i gatshëm ta mbështesë dhe ta ndihmoj në çdo aspekt, si Projektin, ashtu edhe sistemin e drejtësisë.

Të  dy palët shprehën gatishmërinë e vazhdueshme të bashkëpunimit në shumë dimensione me qëllim të përmirësimit të sistemit gjyqësor në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat