Fatmir Matoshi u zgjodh Kryetar i Kuvendit të AKR-së

Kosova

Fatmir Matoshi u zgjodh Kryetar i Kuvendit të AKR-së

Më: 17 mars 2017 Në ora: 14:35
Fatmir Matoshi

Në seancën e parë konstituive të Kuvendit të AKR-së, Presidenti Behgjet Pacolli foli për situatën politike në vend, organizimin e partisë  dhe përmbylljen e procesit zgjedhor brenda AKR-së. 

“AKR ka mbajtur në mënyrë të dinjitetshme Kongresin e katërt të partisë në të cilin ne zgjodhëm Kuvendin e AKR-së si organi më i rëndësishëm në mes të dy kongreseve. Jemi të lumtur që kemi përfaqësim kaq kualitativ nga të gjitha degët dhe është ky kuvend që do ti jap kahjet e partisë në vitet që po vijnë. Kosova sot po ballafaqohet me një situatë aspak stabile në aspektin politik dhe shumë regresive në aspektin ekonomik, neve na presin detyra të rëndësishme që ta ndryshojmë këtë gjendje, AKR paraqet sot shpresën e qytetarëve për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, pa korrupsion  dhe me një përspektivë të qartë për rininë e vendit. Ne do të fillojmë menjëherë përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe jemi poashtu të gatshëm edhe për zgjedhjet nacionale kurdo që ato do të mbahen” tha midis tjerash Presidenti Pacolli. 

Në seancën konstituive të Kuvendit të AKR-së, Presidenti Pacolli propozoi për Kryetar të Kuvendit Fatmir Matoshin, aktualisht kryetar i Degës së AKR-së në Kamenicë.

Meqenëse nuk kishte kandidatura të tjera propozimi i Presidentit Pacolli u votua unanimisht nga të gjithë 151 antarët prezentë të Kuvendit të AKR-së. 

Kryetari i Kuvendit Fatmir Matoshi, pasi ka falënderuar Presidentin dhe Kuvendin për besimin e dhënë ka vlerësuar se ky është viti i AKR-së dhe se të gjitha strukturat do të punojnë pa ndërprerë për ta rikthyer AKR-në fuqishëm në skenën politike dhe për ti dhënë një rast zhvillimi vendit duke fituar besimin qytetar për ta udhëhequr qeverinë e ardhshme të Kosovës. “Kjo është kauza jonë, Kosova duhet t`i bashkohet familjes së vendeve të zhvilluara e demokratike ku sundon rendi dhe ligji dhe jo anarkia e korrupsioni. Në këtë kontest Kuvendi i AKR-së do të jetë në nivel të detyrave dhe përgjegjësive që ka për ta ndihmuar partinë drejt synimit tonë për fitore” ka thënë Kryetari i Kuvendit Fatmir Matoshi. 

Kryetari Matoshi ka emëruar edhe dy ndihmës kryetarët e Kuvendit Nasuf Aliu dhe Besnik Berisha, ndërsa sekretare e Kuvendit është zgjedhur Mimoza Muja. 

Kuvendi i AKR-së ka miratuar disa ndryshime në statut sipas autorizimeve të Kongresit si dhe ka zgjedhur komisionin statutar që do të udhëhiqet nga Korab Sejdiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat