Parashikimit i motit për fundjavë

Kosova

Parashikimit i motit për fundjavë

Nga: BOTA SOT Më: 17 mars 2017 Në ora: 16:10
Moti, ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik mot me vranësira dhe intervale me diell do të na shoqëroj gjatë dy ditëve të vikendit.

Vranësirat gjatë ditës së diel, sipas IHMK-së, vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluara të shiut.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ulet për 6-8 milibar, do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 8m/s”, thuhet në njoftim./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat