Komuna e Obiliqit në bashkëpunim me donatorë i ndërtojnë shtëpinë familjes së Milazim Berbatovcit

Kosova

Komuna e Obiliqit në bashkëpunim me donatorë i ndërtojnë shtëpinë familjes së Milazim Berbatovcit

Më: 17 mars 2017 Në ora: 18:46
Ndertimi

Komuna në vazhdimësi është duke punuar në gjetjen e mundësive për ndërtimin e shtëpive të familjeve me gjendje të rëndë ekonomike. Ndërtimi i shtëpisë për familjen e Milazim Berbatovcit në fshatin Dardhishtë, është e nënta shtëpi që është  duke u ndërtuar që nga marrja e mandatit të Kryetarit Xhafer Gashi.

Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, e uroi familjen Berbatovci  për  fillimin e ndërtimin të shtëpisë së re.

Ai tha se se komuna do të vazhdojë me ndërtimin e shtëpive të tilla edhe për raste të tjera që kanë gjendje të rëndë ekonomike.

Nga ana tjetër, kryefamiljari Milazim Berbatovci e falënderoi kryetarin z.Gashi dhe donatorin për ndihmën që po i bëjnë në ndërtimin e shtëpisë. 
Në vënien e gurthemelit të shtëpisë ishte edhe Hoxha Shaban Kosumi së bashku ne shumë qytetarë të fshatit Dardhishtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat