LDK shënoi 27 vjetorin e themelimit në Lipjan

Kosova

LDK shënoi 27 vjetorin e themelimit në Lipjan

Nga: BOTA SOT Më: 17 mars 2017 Në ora: 21:05
Pamje nga ceremonia e shënimit të përvjetorit të LDK-së në Lipjan

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 27 vjetorin e themelimit të degës së saj në komunën e Lipjanit. ? Në mesin e shumë të pranishmëve, ishte edhe kryetari i LDK-së njëherësh edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka thënë se “është gjithnjë mbresëlënës entuziazmi, besimi dhe përkushtimi që elektorati besnik i LDK-së dhe qytetarët e vendit tregojnë për partinë e tyre tradicionale”.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Me pjesëmarrjen e rreth 3 mijë qytetarëve, shënuam sot në Lipjan 27 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së.

Është gjithnjë mbresëlënës entuziazmi, besimi dhe përkushtimi që elektorati besnik i LDK-së dhe qytetarët e vendit tregojnë për partinë e tyre tradicionale.

Sot u anëtarësuan në Degën e LDK-së edhe 500 qytetarë të Lipjanit, që dëshmon besimin e qytetarëve në qeverisjen lokale të kryetarit Ahmeti dhe në krejt modelin qeverisës të LDK-së, që promovon dhe mbron vlerat më të avancuara demokratike dhe zhvillimore europerëndimore.

Besimin tuaj do t’ua shpërblejmë me punë dhe përkushtim edhe më të madh./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat