Fillon repelimi i kafshëve si mbrojtje për parandalimin e Etheve Hemorragjike

Kosova

Fillon repelimi i kafshëve si mbrojtje për parandalimin e Etheve Hemorragjike

Më: 18 mars 2017 Në ora: 13:28
Kjo fushatë po bëhet në kuadër të Strategjisë Kombëtare për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike

Në fshatin Shkozë të Malishevës ka filluar fushata e repelimit të kafshëve.

Kjo fushatë po bëhet në kuadër të Strategjisë Kombëtare për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike.

Hapjen e kësaj fushate e kanë bërë kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit Ushqimor dhe të Veterinarisë, Valdet Gjinoci së bashku me përfaqësuesit e organeve lokale, njofton Klan Kosova.

Gjinoci tha se është viti i katërt i repelimit të kafshëve dhe nga ajo kohë ka rënë për 50 përqind numri i rasteve të pickimit te kafshët.

Nga ky proces të lumtur janë shprehur edhe banorët të cilët kanë shumë krerë bagëtish në fermat e tyre.

Ku proces sivjet do të zhvillohet edhe në Rahovec, Klinë e Suharekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat