KOMF: Të drejta të barabarta për të gjithë fëmijët

Kosova

KOMF: Të drejta të barabarta për të gjithë fëmijët

Më: 21 mars 2017 Në ora: 11:10
Ilustrim

Me rastin e ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Doën, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka apeluar ndaj të gjithë organeve e institucioneve në nivel qendror e lokal, për më shumë mirëqenie, përkujdesje dhe garantim të të drejtave të barabarta për të gjithë fëmijët me Sindromën Down.

“Në Kosovë, pjesa dërrmuese e fëmijëve me aftësi të kufizuara ende vijojnë të jetojnë në kushte të vështira dhe nuk i gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre”.

“Qeveria e Kosovës dhe Komunat duhet të investojnë më shumë duke e bërë prioritet mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, përmes ndarjes së buxhetit të nevojshëm për zbatimin e politikave, ligjeve dhe strategjive në sektorin e shëndetësisë, të mirëqenies sociale dhe atë arsimor”.

“KOMF përfiton nga ky rast për të bërë edhe një herë apel tek të gjitha institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin hapa konkretë, të krijojnë dhe zhvillojnë shërbime e të mundësojnë qasje, në mënyrë që të gjithë fëmijëve t’u sigurohen shërbimet adekuate pa diskriminim, e drejta për arsim cilësor, shëndetësi dhe mirëqenie, sepse të gjithë fëmijët meritojnë mbrojtje e të drejta të garantuara”, thonë në KOMF.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat