Çështja Hade, shtatë rekomandime për Qeverinë

Kosova

Çështja Hade, shtatë rekomandime për Qeverinë

Më: 21 mars 2017 Në ora: 12:23
Komisioni parlamentar për Bujqësi

Komisioni parlamentar për Bujqësi ka nxjerrë shtatë rekomandime për Qeverinë e Kosovës lidhur me zhvendosjen e banorëve të Hades.

Po ashtu në lidhje me këtë problematikë të këtyre banorëve do të mbahet edhe një debat parlamentar.

Deputeti nga LDK-ja Adem Salihaj tha se në rekomandimin e parë duhet që  Qeveria brenda tre muajsh t’i nxjerr aktet (vendime) që deri në  vitin 2019 të ndodhë zhvendosja e banorëve të Hades.

Salihaj tha se kjo periudhë është e mjaftueshme për Qeverinë lidhur me mjetet financiare për këtë çështje.

Edhe deputeti Shaip Muja kërkoi që çështja e Hades të futet në interpelancën e ardhshme të kryeministrit Isa Mustafa.

Deputetja e AAK-së  Time Kadrijaj kërkoi që Hadja të mos futet në interpelancë por vetëm të mbahet debat parlamentar.

Ndërsa deputeti i VV-së  Sali Salihu theksoi se infrastruktura në Shkabaj, shkolla, ujësjellësi, kanalizimi të përfundojë para 31 dhjetorit 2019 që deri në këtë kohë të zhvendosen të gjithë banorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat