Thaçi: Harmonia ndërfetare është pasuri e paçmuar e Kosovës

Kosova

Thaçi: Harmonia ndërfetare është pasuri e paçmuar e Kosovës

Më: 21 mars 2017 Në ora: 21:58
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka marrë pjesë në darkën e organizuar nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka marrë pjesë në darkën e organizuar nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji për arqipeshkvin Monsinjore Vinzenzo Paglia.

Thaçi në facebook ka shkruar, se harmonia ndërfetare në Kosovë është pasuri e paçmuar dhe shumëvjeçare.

“Në rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës, në darkën që Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka shtruar për arqipeshkvin Monsinjor Vinzenzo Paglia, Kryetar i Akademisë Papnore për Jetën, Kancelar i Madh i Institutit Papnor “Gjon Pali II” për studimet mbi martesën e familjen, ipeshkv i dioqezës së Terni-Narni-Amelias në Itali dhe bashkëthemelues i Komunitetit të mirënjohur të Sant’Egidio-s”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Lexo postimin e plotë nga Hashim Thaçi:

Në rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës, në darkën që Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka shtruar për arqipeshkvin Monsinjor Vinzenzo Paglia, Kryetar i Akademisë Papnore për Jetën, Kancelar i Madh i Institutit Papnor “Gjon Pali II” për studimet mbi martesën e familjen, ipeshkv i dioqezës së Terni-Narni-Amelias në Itali dhe bashkëthemelues i Komunitetit të mirënjohur të Sant’Egidio-s.

Diskutuam sërish për harmoninë ndërfetare si pasuri të paçmuar shumëvjeçare të Kosovës.

Kosova është vend i bashkëjetesës, harmonisë dhe dialogut ne mes feve. Ky është themeli i shtetit tonë dhe shembulli që po i japim Evropës dhe botës. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat