Shëndetësia paralajmëron protesta dhe greva

Kosova

Shëndetësia paralajmëron protesta dhe greva

Më: 23 mars 2017 Në ora: 13:27
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës

(E plotësuar) - Kryesia e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se do të protestojnë të në të gjitha institucionet shëndetësore.

Kjo për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.

Megjithatë, ata kanë bërë të ditur se do të marrin pjesë nesër në takimin e thirrur nga  ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, tha se protesta e paralajmëruar do të mbahet të mërkurën duke fillua nga ora 8:00 e mëngjesit.  Gjithashtu, ai potencoi që në këtë protestë do të marrin pjesë edhe punëtorët e emergjencës.

Syla: Protesta do të mbahet të mërkurën

“Protesta e paralajmëruar do të mbahet të mërkurën me datë, 29.03.2017, duke filluar nga ora 8 deri në ora 9 të mëngjesit në të gjitha institucionet shëndetësore. Po ashtu, po e lajmëroj që në mënyrë simbolike që të tregohet serioziteti i protestës, për një kohë të cilën do ta caktojmë vetë do të marrin pjesë edhe punëtorët e emergjencës. Jemi shumë të vetëdijshëm që vendimet nuk janë të lehta për ne, por çfarë është mjaftë është mjaftë” tha ai.

Po ashtu, ai bëri të ditur se ndaj kërkesave që i kanë paraqitur javë më herët nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Por, që gjatë ditës se djeshme kanë marrë një email për takim me Ministrin e Shëndetësisë.

Ai tha se do të takohen me ministrin vetëm nëse prezentë do të jenë të gjithë faktorët relevantë të shëndetësisë.

Syla: Nesër takohemi me ministrin e shëndetësisë

“Ajo çfarë është për të ardhur keq është se sa joserioze ka qenë qasja e ministrit të shëndetësisë ndaj punëtorëve të shëndetësisë jo ndaj federatës është se dje para përfundimit të orarit të punës e dërgon një email për takim nesër dhe kjo  nuk është asgjë tjetër përveç një lajthitje e opinionit publik. Nesër, ne takohemi me ministrin e Shëndetësisë vetëm nën këto kushte që në takim të jenë të gjithë faktorët relevantë të shëndetësisë, duke përfshirë kabinetin e ministrit të shëndetësisë , drejtorin e SHSKUK-së, sekretarin permanent dhe të gjithë faktorët e tjerë të ministrisë së shëndetësisë. Po ashtu kërkojmë që në atë takim  të jenë prezent përfaqësues të administratës publike ministrisë së financave, ministrisë së punëve dhe mirëqenies sociale dhe të gjithë ata që kanë të bëjnë me kërkesat tona. Njëherë kemi kërkuar që para dhe pas takimit prezent të jenë edhe mediat”, tha ai.

Ndërsa, Nita Lama-Begolli, kryetare e forumit të gruas në FSSHK, tha se e përkrahin vendimin e kryesisë së sindikatës, duke i marrë parasysh kushtet jo të mira të punës.

Begolli: E përkrahim fuqishëm vendimin e kryesisë

“Ne si forum i gruas në kuadër të sindikatës përkrahim fuqishëm vendimin e kryesisë së sindikatës, duke i marrë parasysh kushtet jo të mira të punës dhe jo mirëqenien  punëtorit shëndetësorë. E gjithë kjo vjen si punë e jona në përmirësimin e pozitës së punëtorëve dhe nga ana tjetër neglizhimi i pushtetit”, tha ajo.

Kërkesat e FSSHK-së kanë qenë që projektligji mbi pagat të hidhet poshtë në tërësi, rritja e pagave në përqindjen prej 15 përqind, të bëhet formimi i komisionit për rrezikshmëri në vendin e punës, të formohen grupet punuese për statutet e QKMF-ve në nivel vendi dhe të caktohet zyrtari përgjegjës për QKMF-të në Ministrinë e Shëndetësisë.  

Po ashtu, kërkesë ka qenë edhe ulja e përqindjes për sigurime shëndetësore, ku nga 7 të ulet në 4 përqind, procesi i ri-licensimi të shtyhet deri në fund të vitit dhe kërkese e FSSHK-së ishte edhe definimi i kompetencave për furnizim me barna dhe material harxhues si dhe të bëhet plotësim ndryshimi për AKPM-në.

***

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka thënë se të mërkurën do të mbahet protestë paralajmëruese, në rast se nuk përfillen kërkesat nga ministria.

Kryetari i Sindikatës Blerim Syla,  ka thënë që nesër pritet të takohet me ministrin e Shëndetësisë Imet Rrahmani  dhe nëse ky i fundit nuk zotohet për plotësimin e kërkesave të tyre atëherë do të organizojnë protestë.

Ai madje ka paralajmëruar  edhe grevë në vazhdën e ndërmarrjes së masave për plotësim të kërkesave të tyre.

Vendimi i kësaj sindikatë ka gjetur edhe mbështetjen e Forumit të Gruas, ku përfaqësuesja Lama Begolli tha se përkrahin këtë sindikatë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Sindikalistët thonë se kërkesat kanë të bëjnë me mirëqenien sociale të punonjësve të sektorit të shëndetësisë, por njëkohësisht edhe me qytetarin, përfshirë edhe rritjen e pagave prej 15 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat