18 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit Bedri Ahmeti-Bedi

Kosova

18 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit Bedri Ahmeti-Bedi

Më: 23 mars 2017 Në ora: 23:35
Bedri Ahmeti-Bedi

Nesër në Llapashticë të Podujevës mbahet tubim përkujtimor për dëshmorin dhe heroin e kombit Bedri Ahmeti-Bedi.

Bedri Ahmeti u lind në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës, Bedri Ahmeti-Bedi, ka ardhur nga Gjermania në Kosovë në vitin 1998 ku si pjesëtar i UÇK-së mori pjesë në shumë luftëra në Dukagjin, në Drenicë, në Llap, etj.

Ka qenë luftëtar i madh dhe komandant me pseudonimin Bedi. Ka rënë dëshmor, duke luftuar, më 24 mars 1999.

Bedriu aktivitetin e tij para pjesëmarrjes në UÇK e ka zhvilluar në diasporë. Me fillimin e luftës në Kosovë, ai kthehet nga mërgimi dhe radhitet në radhët e UÇK-ës.

Bedri Ahmeti-Bedi do të përkujtohet përgjithmonë në historinë shqiptare si hero i Kosovës, së bashku me Isë Havollin dhe të gjithë dëshmoret tjerë të kombit shqiptar që kanë dhënë jetën për ta mbrojtur vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat