Demolli e Rama dhe delegacioni i FSK-së bënë homazhe në Gllogjan

Kosova

Demolli e Rama dhe delegacioni i FSK-së bënë homazhe në Gllogjan

Më: 24 mars 2017 Në ora: 16:00
Homazhe në Gllogjan

Ministri Haki Demolli, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendës ministri Muhamet Latifi, sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj dhe oficerë të lartë dhe komandantë të njësive të FSK-së bënë homazhe dhe vendosën kurorë lulesh në memorialin e dëshmorëve të kombit në Gllogjan, në kuadër të shënimit të 19 vjetorit të 24 Marsit- ,,Epopeja e Dukagjinit’’.

“Me këtë raste Ministri Demolli, Komandanti, gjeneral Rama dhe stafi i lartë i Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës u pritën ngrohtë edhe në konakun e zotëri Hilmi Haradinaj dhe deputeti i Kuvendit të Republikës, zotëri Daut Haradinaj.

Delagacioni i FSK-së me këtë rast në Gllogjan nderoj sakrificën e Familjes Haradinaj, dëshmorëve të Dukagjinit si dhe sakrificën e të gjithë popullit për Liri”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu kjo ditë shënon edhe 18 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake të ish Jugosllavisë(Serbi dhe Mali i Zi).

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat