Ministri Shala takon banorët e fshatit Hade

Kosova

Ministri Shala takon banorët e fshatit Hade

Më: 24 mars 2017 Në ora: 18:34
Ministri Shala me banorët e fshatit Hade

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala me bashkëpunëtorët e tij ka pritur një delegacion të banorëve të fshatit Hade.

Shala i dëgjoi përfaqësuesit e fshatit Hade për shqetësimet e tyre, të cilat kishin të bënin me përfundimin e dislokimit të banorëve të fshatit Hade sipas planit 2004-2017..

Ai i informoi përfaqësuesit e fshatit Hade rreth kompetencave të MMPH, dhe ritheksoi qëndrimin e mëhershëm, se kërkesat e qytetarëve të fshatit Hade janë të arsyeshme dhe legjitime, të cilat duhet që të zgjidhen me prioritet nga institucionet përkatëse.

Shala mori për obligim që ta organizojë një takim të përbashkët ku do të ftoheshin përfaqësuesit e  MZHE dhe KEK-ut, me mundësi të pjesëmarrjes edhe të përfaqësuesve të fshatit Hade për të diskutuar mundësinë e zgjidhjes së këtyre kërkesave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat